Shkurt 14, 2023 07:49 Europe/Tirane
  • Bahrejni i ka shitur një nga ishujt e tij regjimit sionist

Bahrejni i ka shitur një ishull regjimit sionist dhe ky regjim mund t'i imponojë sovranitetin e tij në të ardhmen.

Mediat e Bahrejnit raportuan për shitjen e një ishulli në det të hapur për shumën 21.5 milionë dollarë” për regjimin sionist. Faqja e lajmeve "Al-Watan" shkroi: Ministria e Drejtësisë e Bahrejnit dhe "Arabic Auction Company" nxorën në shitje në një ankand publik një koleksion prej 100 pronash, duke përfshirë një ishull në zonën perëndimore. Gazetat sioniste zbuluan se fondi “hebrenj” fitoi blerjen e këtij ishulli për një shumë prej rreth 9 milionë dinarë.  Kanali 7 i regjimit sionist gjithashtu njoftoi se kompania "Himenota" që i përket fondit "çifut" në territoret e pushtuara, në një ankand të zhvilluar nga kompania arabe e ankandeve, bleu një ishull privat me një sipërfaqe prej 9554 metra katrorë në Bahrejn me çmimin 21.5 milionë dollarë. Ky rrjet sionist theksoi se ky ishull është i banuar dhe ka terrene investimi për projekte të një natyre të veçantë. Ky rrjet, i cili më vonë e hoqi këtë lajm nga faqja e tij, theksoi se Aviri Schneier, përfaqësues i partisë sioniste "Blu-Bardhë" është në bordin drejtues të kompanisë "Himenota" dhe shtoi: "Një rrokaqiell 50-katësh mund të ndërtohet mbi këtë ishull. Ky rrokaqiell mund të përdoret si një opsion për të evakuuar banorët e territoreve të pushtuara në rast fatkeqësie apo lufte. Duke pretenduar se blerja e këtij ishulli është bërë për qëllime humanitare, Schneier tha se ky ishull mund të përdoret për të shpëtuar sionistët në kohë nevoje. Sipas raportit të kanalit 7 të regjimit sionist, Schneier beson se është e mundur të konsultohet me qeverinë e Bahrejnit në lidhje me transferimin e sovranitetit mbi këto ishuj apo toka të tjera tek regjimi sionist. Ndërsa qeveria e Bahrejnit ka ndërmarrë një veprim të tillë pa pëlqimin e popullit të këtij vendi, ai pohoi se mund të hetohet mundësia e konsultimit me qeverinë mike të Bahrejnit në lidhje me transferimin e sovranitetit të këtyre ishujve apo tokave në Izrael, sepse gjithçka është e ligjshme dhe në përputhje me standardet e nevojshme dhe me një marrëveshje të plotë të palëve përkatëse, do të bëjë të mundur ngritjen e infrastrukturës në këto prona dhe ishuj. Fondi "Hebrenjtë" është një organizatë jofitimprurëse që u krijua në vitin 1901 me qëllim "blerjen dhe zhvillimin" e tokës për sionistët. Autoritetet e Bahrejnit dhe regjimit sionist në shtator të vitit 2020 me praninë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Ky veprim zemëroi popullin revolucionar të Bahrejnit dhe shumë myslimanë. Populli i Bahrejnit duke mbajtur demonstrata ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e tij ndaj normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist.

Tags