Taksistët e licensuar në protestë, formaliteti i rrezikon falimentin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139914-taksistët_e_licensuar_në_protestë_formaliteti_i_rrezikon_falimentin
Taksistët e licensuar në qytetin e Shkodrës kanë reaguar këtë të premte duke denoncuar informalitetin që po e dëmton aktivitetin e tyre duke u rrezikuar edhe falimentin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 18, 2023 03:43 Europe/Tirane
  • Taksistët e licensuar në protestë, formaliteti i rrezikon falimentin

Taksistët e licensuar në qytetin e Shkodrës kanë reaguar këtë të premte duke denoncuar informalitetin që po e dëmton aktivitetin e tyre duke u rrezikuar edhe falimentin.

Sipas tyre, në rrugët e qytetit lëvizin shumë automjete që punojnë si Taxi por nuk paguajnë asnjë taksë. Informaliteti shkon deri në atë pikë sipas taksistëve, sa vendet e caktuara nga bashkia për taksitë e licensuara, zihen nga makina të pa rarguara si të tilla duke u marrë punën. Në rast se një gjë e tillë vazhdon, taksistët thonë se do dorëzojnë licensat e tyre. Denoncime të tilla janë bërë disa herë nga drejtuesit e taksive, por masat e marra kanë qenë shumë të pakta. Një taksist paguan mesatarisht 200 mijë lekë taksa në vit, ndërsa nëse situata do vijojë e tillë, rruga drejt falimentimit është e pashmangshme.