Mjekët në Maqedoninë e Veriut protestojnë për pagat
(last modified Tue, 21 Feb 2023 07:10:42 GMT )
Shkurt 21, 2023 08:10 Europe/Tirane
  • Mjekët në Maqedoninë e Veriut protestojnë për pagat

Një sulm kibernetik i disa ditëve më parë ndaj Fondit të Sigurimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut ka paralizuar pagesat e rrogave për punonjësit shëndetësor, sigurimin shëndetësor të qytetarëve, pagesat për nënat lehonë dhe raportet mjekësore.

Sistemi nuk kishte asnjë të dhënë që të mund të bëjë pagesat e rregullta, ndërsa kjo situatë ka shqetësuar mjekët dhe personelin mjekësor që dolën në protesta për të kërkuar pagën e janarit. “Është krijuar pakënaqësi për shkak se nuk kemi marrë pagën, e cila duhej të merret me 10 shkurt, ndërsa është vonuar 10 ditë. Është shkelur edhe afati ligjor maksimal deri datën 15. Njerëzit nuk kanë para, kanë kredi. Kush do ti paguajë kamatat? Kush do ti paguaj faturat?” – u shpreh Renata Gjakonovicc nga Sindikata e Pavarur e Spitalit. Konfedrata e Sindikatave të Pavarura paralajmëroi radikalizim nëse nuk gjendet zgjidhje afat gjate për këtë dhe pagat në vazhdim sepse frikësohen se do të krijohet zinxhir i vonesave. “Sot kishte protestë. Të gjitha opsionet janë të hapura, bllokime, protesta, greva. Nuk do qëndrojmë duarkryq. Do të gjejmë një zgjidhje sistematike,” – tha Marjan Ristevski. I ndodhur në këto kushte, fondi Shëndetësor ka lajmëruar se pagat do të kalojnë ditën e martë në llogari bashkë më kamatvonesat. Gjatë ditëve të fundit institucionet në mënyrë manuale dorëzuan të dhënat mjekëve në mënyrë që të bëhen pagesat, ndërsa sistemi i tërë i Fondit ngadalë po rikthehet në funksion.

Tags