Kuvendi nuk e miraton kredinë 40 milionëshe me Fondin OPEC
(last modified Wed, 22 Feb 2023 13:04:41 GMT )
Shkurt 22, 2023 14:04 Europe/Tirane
  • Kuvendi nuk e miraton kredinë 40 milionëshe me Fondin OPEC

Ligjvënësit kosovarë nuk i kanë dhënë mbështetje Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar. Ky projektligj i propozuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk i mori votat e mjaftueshme pasi për këtë Projektligj votuar 73 deputetë, 11 deputetë abstenuar dhe një votë ka qenë kundër.

Projektligji është kritikuar nga deputetët e taborit opozitar, nën arsyetimin se nuk është elaboruar si duhet ligji dhe nuk dihen destancioni i kresisë.  

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ka thënë se për këtë marrëveshje nuk ka pasur asnjë diskutim paraprak.

“Kjo marrëveshje është me Fondin OPEC, 40 milionë dollarë kredi është kredi për të miratuar ligje, nuk është për ndonjë projekt kapital. Thirrjet që kjo marrëveshje të miratohet brenda 180 ditësh, marrëveshja është nënshkruar në qershor 2022. Ne nuk kemi një rikonfirmim nga Fondi OPEC se a mund të shkojmë përpara me këtë kredi”, ka deklaruar Hoti.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka theksuar se ministri duhet t’i elabrojë më mirë këto marrëveshje. “Marrëveshjet ndërkombëtare në esencë e kanë rëndësinë e tyre. Duhet të bëhet një elaborim më i thukët nga ministri për këto marrëveshje”, ka thënë Tahiri.

Ministri Hekuran Murati, në fillim i njoftoi ligjvënësit se ka nënshkruar këtë marrëveshje, teksa kërkoi që të miratohet. “Marrëveshja kap vlerën prej 40 milionë dollarë amerikanë dhe është në formën e mbështetjes buxhetore të drejtpërdrejt për buxhetin e Kosovës”, tha Murati.

Kuvendi debaton për raportin e KE-së dhe voton Strategjinë e Energjisë

Sot Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat plenare. Në rend dite është votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë dhe debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, raporton RTKlive.

Po ashtu në rend dite është votimi në lexim të dytë i Projektligjit pёr anti dopingun, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bujqësi dhe zhvillim rural, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zhvillimin Rajonal të Balancuar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.

RTKlive

Tags