Punëtoria për Vetingun: Vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140142-punëtoria_për_vetingun_vazhdon_diskutimi_dhe_hartimi_i_projektligjit
Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2023 10:37 Europe/Tirane
  • Punëtoria për Vetingun: Vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit

Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.

Projektligji i cili derivon nga Amendamentet Kushtetuese dhe hartohet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, ka për qëllim të përcaktojë rregullat, kriteret dhe procedurat për kontrollin e integritetit të subjekteve të kontrollit – nivelet e larta në sistemin e drejtësisë.

Tutje sipas draft ligjit,  Autoriteti për Kontrollin e Integritetit do të jetë mekanizmi kompetent për realizmin e këtij procesi, i cili do të bëhet me qëllim të krijimit të një sistemi të drejtësisë të pavarur, paanshëm dhe me integritet, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas kërkesës së Komisionit Ad hoc për këtë proces, drafti i finalizuar i Projektligjit, do t’i dorëzohet Komisionit si autoritet kompetent për finalizimin e mëtejmë dhe procedim tutje.

Pjesë e kësaj punëtorie janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, shoqëria civile, partnerët strategjik ndërkombëtar dhe ekspertë të pavarur.

RTKlive