Kurti: Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140462-kurti_na_presin_takime_e_diskutime_të_vështira_në_muajt_në_vazhdim
Kryeministri i vendit Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 28, 2023 15:07 Europe/Tirane
  • Kurti: Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim

Kryeministri i vendit Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.

Numri një i qeverisë poashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”

Kryeministri derisa tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.

Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë.

Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha sr nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Kurti e Konjufca, homazhe te Kompleksi i varrezave në Likoshan e Qirez

Me rastin e 25- vjetorit të masakrës së Qirezit dhe Likoshanit,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, bënë homazhe në nderim të 24 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998.

Kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti pas homazheve kanë vlerësuar lartë sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.

Duke kujtuar këtë ditë, kryeministrit Kurti tha se kjo hakmarrje ndaj civilëve të pambrojtur dhe të paarmatosur erdhi për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po merrte hov dhe kishte gjithnjë e më shumë sukses në përballje me forcat policore serbe.

“Me këtë rast si kryeministër, si qytetar, si shqiptar, ndaj dhembjen e pikëllimin me familjarët. Kemi shumë mall për ata që nuk janë në mesin tonë por në të njëjtën kohë ndjejmë edhe krenari për qëndresën e tyre dhe ndjejmë përgjegjësinë për drejtësinë për ta”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kryeministri, Albin Kurti erdhi për homazhe në Qirez dhe Likoshan direkt nga Brukseli.

RTK