Serbia: Bashkimi Evropian na detyroi të dërgojmë armë në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë pranoi në një deklaratë të martën se Bashkimi Evropian e detyroi këtë vend të dërgonte armë në Ukrainë.
Për të treguar mbështetjen e plotë ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian po ushtron presion mbi vendet anëtare që të pajisin Kievin me armë. Të martën, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në një deklaratë se ka vendosur në dispozicion të forcave të armatosura të ushtrisë ukrainase rreth 3500 raketa Grad. Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë thuhet se dërgimi i këtyre raketave në Ukrainë është bërë nën presionin e Bashkimit Evropian. Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka theksuar në deklaratën e saj se ka marrë garanci nga Bashkimi Evropian se raketat e Serbisë nuk do të përdoren në vijën e parë të frontit midis Rusisë dhe Ukrainës.