Serbia e shqetësuar për praninë e serbëve në luftën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140542-serbia_e_shqetësuar_për_praninë_e_serbëve_në_luftën_në_ukrainë
Presidenti i Serbisë paralajmëroi kundër bashkëpunimit të serbëve me kompaninë ushtarake private ruse e quajtur Vagner.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2023 16:18 Europe/Tirane
  • Serbia e shqetësuar për praninë e serbëve në luftën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë paralajmëroi kundër bashkëpunimit të serbëve me kompaninë ushtarake private ruse e quajtur Vagner.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi të mërkurën se qytetarët serbë që luftojnë për kompaninë ushtarake private ruse Wagner do të arrestohen pasi të kthehen në vendin e tyre. Në të njëjtën kohë, presidenti i Serbisë tha se vendet mike (përkatësisht Rusia) nuk do të lejojnë një gjë të tillë. Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Thesarit lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve ruse. Kjo listë përfshin kompanitë e riparimit të anijeve, strukturat dhe njerëzit e lidhur me kompaninë private ushtarake Wagner dhe kreun e saj Prigozhin.