Haradinaj: AAK i jep mbështetje marrëveshjes, siguron integrim të vendit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140936-haradinaj_aak_i_jep_mbështetje_marrëveshjes_siguron_integrim_të_vendit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së, emisarit të BE-së për bisedime Mirosllav Lajçak, për marrëveshjen e cila, sipas tij, siguron rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2023 12:01 Europe/Tirane
  • Haradinaj: AAK i jep mbështetje marrëveshjes, siguron integrim të vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka rikonfirmuar mbështetjen e tij dhe të AAK-së, emisarit të BE-së për bisedime Mirosllav Lajçak, për marrëveshjen e cila, sipas tij, siguron rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

"Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike", ka deklaruar Haradinaj. Këto komente i par i Aleancës i ka bërë pas takimit me emisarin Lajçak, i cili ka ardhur në Kosovë për t’i koordinuar qëndrimet për takimin e radhës që mbahet në Ohër më 18 mars ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

Pas takimit Haradinaj ka thënë se nga Lajčaku janë njoftuar në hollësi për procesin e arritur deri më tani lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

"I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë", ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka vlerësuar unitetin e shteteve anëtare të BE-së në mbështetje të kësaj marrëveshje.

"Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj", ka shtuar Haradinaj.

Sllovaku Lajçak ka takuar mbrëmë liderët institucionalë të Kosovës, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentet Vjosa Osmani, ndërsa sot ka takuar liderin e PDK-së, Memli Krasniqin, ndërsa aktualisht po zhvillon takim edhe me Lumir Abdixhkun e LDK-s.  

Krasniqi pas takimit me Lajçak: Shpreha rezervat e PDK-së për marrëveshjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, deklaroi se shqetësimi i tyre është se marrëveshja nuk ka njohje reciproke në qendër, por ka asociacion në qendër, prandaj PDK, siç tha ai, ka disa rezerva sa i përket planit franko-gjerman.

“Shpresojmë të ketë përparim më datë 18, shpresojmë të ketë marrëveshje mes dy vendeve. Ajo që e kemi kuptuar është se aneksi është më tepër sqarim për palët. Marrëveshja është e qartë, aneksi ka të bëjë me sqarimin dhe garancat që i kërkojnë palët. Shpresojmë se do të ketë marrëveshje më datë 18”.

Krasniqi pas takimit me Lajçak: Shpreha rezervat e PDK-së për marrëveshjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, deklaroi se shqetësimi i tyre është se marrëveshja nuk ka njohje reciproke në qendër, por ka asociacion në qendër, prandaj PDK, siç tha ai, ka disa rezerva sa i përket planit franko-gjerman.

Krasniqi pas takimit me emisarin Lajçak tha se Kosova tani është një marrëveshje e përkohshme jo me njohje të ndërsjellë, por me asociacion në qendër.

“Në diskutimet për marrëveshjen e propozuar Lajçakut ia shpreha edhe njëherë qëndrimin e PDK-së, rezervat që i kemi sa i përket marrëveshjes për arsye të cilat i kemi diskutuar edhe në të kaluarën. Ne kemi qenë mbështetës të procesit të dialogut duke pritur një përfundim që sjell marrëveshje finale njohje të ndërsjellë. Ky ka qenë jo vetëm qëndrimi ynë po edhe qasja e partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi Krasniqi.

Por, ajo që është sot në tavolinë, sipas tij, nuk është një marrëveshje e përkohshme jo me njohjen e ndërsjellë por me Asociacionin në qendër.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare konsideron se kryeministri Kurti, ka dështuar t’i bindë mbështetësit ndërkombëtarë për ta mbështetur Kosovën në realizimin e qëllimeve të saj. Ai ka shtuar se pa njohje të ndërsjellë vetëm do të ketë vazhdim të dialogut.

RTKlive