Pas takimit me Lajçak, deklarohet presidenti i Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141078-pas_takimit_me_lajçak_deklarohet_presidenti_i_serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 14, 2023 04:17 Europe/Tirane
  • Pas takimit me Lajçak, deklarohet presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nga zyra e presidentit serb është bërë e ditur se në takim është diskutuar për propozimin evropian, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapat e tjerë të nevojshëm që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve. “Presidenti ka theksuar se Serbia me përgjegjësi po punon dhe është e përkushtuar të marrë pjesë në bisedime me qëllim të arritjes së një zgjidhje kompromisi, i nevojshëm për normalizim të jetës dhe një për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, u tha nga zyra e presidentit serb. Vuçiq ka ritheksuar se formimi i Asociacionit është sipas tij parakusht për normalizim marrëdhëniesh, si dhe për sigurinë e mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë. Megjithatë, presidenti serb ka theksuar se takimi me Lajçakun, ishte i vështirë dhe përmbajtësor dhe se pritet të vazhdojnë takimet.