Zhvillimet gjatë takimit trepalësh Kurti-Borell-Lajçak-Vuçiq
Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon e që po ndërmjetësohet nga Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell, si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit trepalësh Kurti-Borrell-Lajçak-Vuçiq
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është mbajtur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell, si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Palët kanë shkuar në pauzë e pritet të rikthehen në takim për të parë nëse do të ketë rezultate nga ky takim.
Pra takimi do të vazhdojë me po të njëjtin format.
Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palët të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.
Ka filluar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palet të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.
Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, doli para mediave dhe shpjegoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë mbahet në Bruksel dhe atje nuk bëhet asgjë ndryshe për mediat, por vetëm një deklaratë e cila lexohet në fund nga Borrell, por pa të drejtë pyetje nga ana e gazetarëve.
“Në fund të këtij takimi, Borrell do të vijë këtu e do të flasë për takimin”, tha Stano.
Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.
Në rezidencën presidenciale të Josip Broz Titos, diktatorit komunist të ish Jugosllavisë, tani të quajtur “Vila Biljana” në Ohër, ku edhe u nënshkrua marrëveshja që i dha fund luftës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001, mbahet takimi trepalësh në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Ky takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Para këtij takimi, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palet të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.
Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, doli para mediave dhe shpjegoi rregullat që do të ndiqen në lidhje me deklarimet nga ane e zyrtarëve të lartë evropianë, sa i përket këtij takimi.
Ai tha se rregullat janë të njëjta dhe nuk do të ketë asnjë deklarim tjetër për mediat nga ana e zyrtarëve të BE-së, përveç një deklarate që në fund të takimit do ta lexojë Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë mbahet në Bruksel dhe atje nuk bëhet asgjë ndryshe për mediat, por vetëm një deklaratë e cila lexohet në fund nga Borrell, por pa të drejtë pyetje nga ana e gazetarëve.
“Në fund të këtij takimi, Borrell do të vijë këtu e do të flasë për takimin”, tha Stano, duke mos dhënë asnjë detaj nëse ka filluar takimi apo se kur pritet se do të përfundojë.
“Nuk e di kur do të përfundojë takimi. Vetëm vendi ndryshon sepse formati nuk ndyshon”.
Ai shpjegoi se nuk do të ketë asnjë deklarim as më të vogël për media, nga ana e zyrtarëve të BE-së, përveç deklaratës që do të lexohet nga Borrell.
Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.Borrell pret Kurtin e Vuçiqin vetëm me flamur të BE-së|Video-Foto
“Si jeni, mirë?” “Po ju si jeni, mirë?!”. Me këto fjalë përshendetën njëri-tjetrin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme e Siguri, para fillimit të takimit mes tyre.
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet sot takimi trepalësh mes Kurtit-Borrell e Lajçak dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Paraprakisht, Borrell e Lajçak janë takuar ndaras me Vuçiqin e Kurtin, kurse takimi i përbashkët pritet të mbahet në orët e pasditës.
Megjithatë, ajo që vërehet nga videot e publikuara nga Komisioni Evropian, mes tjerash janë edhe simbolet që qëndrojnë prapa Borrellit e Vuçiqit si dhe prapa Kurtit e Borrellit.
Në fakt, prapa tyre, qëndrojnë vetëm dy flamuj të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë simol shtetëror as të Serbisë dhe as të Kosovës.
Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.
Përfundon takimi Kurti-Borell e Lajçak, pritet të nisë ai trepalësh
Tashmë ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe më herët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tani Borrell e Lajçak pritet të kenë takim të përbashkët trepalësh.
Ndërkohë, në lidhje me këtë takim, ka interesim të jashtëzakonshëm të mediave. Të ardhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, këto media janë duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet e kësaj ngjarjeje.
Nis takimi Borrell-Kurti-Lajçak
Tashmë ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.
Ky takim ka nisur me vonesë prej gjysmë ore, krahasuar me agjenden e paraparë. Borrell takohet me Kurtin pasi paraprakisht është takuar me Vuçiqin.
Ndërkohë, Kurti takohet me Borrell, pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas këtij takimi, pritet takimi trepalësh, Kurti-Borrell e Lajçak dhe Vuçiq.
Kurti: S’jam në Ohër për bisedë për bisedime, por për marrëveshje
Para fillimit të takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në Ohër ka shkuar për bisedime për të arritur marrëveshje.
Kryeministri Kurti, është takuar edhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para se të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell e emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevcki.
“Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti në një deklarim për media, pas takimit me Escobarin dhe para tarkimit me Borrellin.
Kurti deklaroi se përveç se është optimist, ka shkuar në Ohër me qëllim të mirë.
“Jam këtu me vullnet të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më datë 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se do të bisedohet në Ohër për planin e zbatimit, pasi nuk ka tekst të përfunduar.
Ai tha se derisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, sipas tij, nuk mund të këtë marrëveshje.
“Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultojë me marrëveshjen”.
Kurti u shpreh se marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. “Pra, nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti pritet të takohet me Borrellin e Lajçakun rreth orës 11:30, ndërsa paraprakisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nga ora 10:30 me përfaqësuesit e BE-së.
Kryeministri Kurti do të deklarohet për media pas takimit në Ohër
Zona ku janë mbledhur delegacionet e qeveritare të Kosovës e Serbisë, si dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për takimin në Ohër, është shtrënguar nën masa të forta të sigurisë.
Nga hyrje-daljet e zonës ku janë vendosur delegacionet dhe ku pritet takimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, janë duke u kryer kontrolle të rrepta nga ana e policisë.
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të flasë para mediave, pas takimit, por pa specifikuar nëse e kishte fjalën pas takimit me ndërmjetësuesit evropian apo pas atij trilateral me Borrell e Vuçiq.
Sidoqoftë, kryeministri Kurti fillimisht në orën 10:30 është paraparë të takohet me Borrellin e Lajçakun, e më pas do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak.