“Stërvitje për destabilizimin e veriut”, AKI ngre alarmin në Kosovë
Në territorin e Serbisë po bëhet përgatitja e strukturave ilegale serbe të veriut me qëllim destabilizimin e kësaj pjese në Kosovë.
Kështu deklaroi kryetarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI, Ganimete Musliu, pas raportimit te shefit të këtij institucioni, Petrit Ajeti para deputetëve. Musliu tha se ka qenë Ajeti ai që këtë informacion e ka ndarë me deputetët, ndërsa raportoi edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend. Ditët e fundit janë shënuar disa incidente ne pjesën veriore, siç ishte sulmi ndaj policisë së Kosovës, djegia e veturave me targa RKS e kërcënime për kryengritje. Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se qëndron prapa këtyre rasteve.