Votimet në veri, Kurti dhe Vuçiç riaktivizojnë diplomatët
Bisedimet për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, krerët e dy shteteve i kanë zhvendosur në distancë, duke iu rikthyer sërish diplomacisë.
Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar një takim këtë të premte me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Nga ana tjetër Aleksandër Vuçiç e ka përqendruar vëmendjen te zgjedhjet që do të mbahen në veri të Kosovës në 23 prill. Ai është takuar me disa prej politikanëve të kësaj zone. Edhe pse për mediat nuk janë dhënë detaje bëhet e ditur se segmenti i diskutimit nis me votimet që do të mbahen në 4 komuna dhe ka vijuar tek marrëveshja e pafirmosur e dy vendeve. Por si pritet të shkojnë zgjedhjet në një kohë kur edhe pse ka dakordësi ende plani i marrëveshjes nuk është vënë në zbatim? Presidenti serb, nuk ka marrë ende një vendim për këtë çështje por ka njoftuar se pas shtatë ditësh do të dalë me konkluzione të plota. Ai do të vijojë konsultimet e radhës në Rashkë, në jug të Serbisë dhe më pas do të dalin me “platformë”. Megjithëse në retorikën e tij Vuçiç ka përsëritur se nuk do të këtë zgjedhje për ta në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Zhvillimet vijnë në kohën kur Kurti ka dhënë garanci për zhvillimin e zgjedhjeve të lira të konsiderohen të jashtëzakonshme. Në nëntor të vitit të shkuar kryetarët e katër komunave kanë dhënë dorëheqje, e konsideruar në atë kohë si projekt i ardhur nga Beogradi. Në atë kohë vendet e QUINT-it njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet, si dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi “të drejtën demokratike për të marrë pjesë në to”. Të njëjtës frymë i qëndruan edhe në takimin e së premtes përballë Kurtit.