15 vite me Kushtetutë, Kurti nën "akuzë", Tahiri: Qeveria ka humbur legjitimitetin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i142290-15_vite_me_kushtetutë_kurti_nën_akuzë_tahiri_qeveria_ka_humbur_legjitimitetin
Në 15-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës konsideron se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është ekzekutivi, i cili më së shumti e ka shkelur dokumentin themeltar të shtetit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 10, 2023 09:30 Europe/Tirane
  • 15 vite me Kushtetutë, Kurti nën

Në 15-vjetorin e Kushtetutës së Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës konsideron se qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është ekzekutivi, i cili më së shumti e ka shkelur dokumentin themeltar të shtetit.

 Siaps anëtarit të kryesisë së LDK Xhafer Tahiri, këto veprime tregojnë se qeveria e tij e ka humbur legjitimiteti.  "Kemi një qeveri që jo vetëm e shkel Kushtetutën, por edhe nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, siç është tani rasti kur dy ministra vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë përkundër që janë shkelëse të Kushtetutës dhe ky fakt ia humb çdo legjitimitet kësaj qeverie që të vazhdojë të qeverisë dhe të ofrojë barazi e drejtësi për qytetarët sepse vetë këta nuk e respektojnë Kushtetutën që është themeli i barazisë së qytetarëve," tha ai.  Më tej ai shton se ekzekutivi aktual, duke mos respektuar Kushtetutën, por edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duan të tregojnë se janë mbi dy institucione.  Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryerari i AAK, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook, i bën thirrje Kurtit dhe qeverisë së tij që tërhiqet nga sjelljet anti-kushtetuese dhe ta ruajë sigurinë juridike.  Kushtetuta e Kosovës është ratifikuar më 9 prill 2008 dhe ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.