Osmani: Serbia po përdor taktika ruse për të na frikësuar
Serbia po përdor taktikat ruse për të frikësuar Kosovën.
Kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për “The Sun Online” ku thekson se për shkak të përplasjeve mes dy vendeve në Ballkan po krijohet një situatë shumë e rrezikshme. Për Osmanin, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është thellësisht i lidhur me kreun e Kremlinit, Valdimir Putin, dhe po kërkojnë, sipas saj, të implementojnë të njëjtën skemë që Serbia të marrë Kosovën, ashtu siç Rusia bëri me Krimenë. Presidentja e Kosovës kërkoi më shumë ndihmë nga Perëndimi, aspak e kursyer për t’u thënë se një konflikt në Ballkan rrezikon të destabilizojë Europën, tashmë më të brishtë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.