“Vende pune për të rinjtë’, Balluku: Momenti për të bërë zgjedhjet inteligjente
(last modified Thu, 13 Apr 2023 09:21:20 GMT )
Prill 13, 2023 11:21 Europe/Tirane
  • “Vende pune për të rinjtë’, Balluku: Momenti për të bërë zgjedhjet inteligjente

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka prezantuar sot Strategjinë e Specializimit Inteligjent.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se me anë të teknologjisë mund të përballojmë sfidat e së ardhmes, por edhe të sigurojmë punësimin e të rinjve. “2023 do të jetë ndryshe, sepse që në draftim nis me një metodologji të qartë se si duhet të implementohet, ky është ndryshimi nga strategjitë e mëparshme. Edhe ato që kemi bërë deri më sot kanë qenë të mirëmenduara dhe jemi munduar t’i implementojmë në mënyrën më të mirë, por këtë radhë kemi një metodologji që do ta bëjë implementimin më të lehtë. Tashmë me zhvillimet e vrullshme teknologjike apo të asaj që përkufizohet si revolucioni i katërt digjital, me sfidat e njohura dhe të panjohura që sjell robotizimi, inteligjenca artificiale, ky është momenti i duhur për të bërë zgjedhjet inteligjente”, tha Balluku.

Tags