Tirana kundërshton ekstradimin e Svetlana Timofeeva në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i142526-tirana_kundërshton_ekstradimin_e_svetlana_timofeeva_në_rusi
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 15, 2023 08:27 Europe/Tirane
  • Tirana kundërshton ekstradimin e Svetlana Timofeeva në Rusi

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e ruses Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në vendin tonë ka një hetim ndaj saj. Svetlana Timofoeva mbahet në burg qe nga data 20 gusht e këtij viti.   Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë. Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin. Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuan dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin. Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.