Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet
(last modified Sat, 22 Apr 2023 17:54:47 GMT )
Prill 22, 2023 19:54 Europe/Tirane
  • Bosnja dhe Hercegovina mund të shpërbëhet

Anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, akuzuan liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik se ka shkaktuar krizë me veprimet e fundit që mund të dërgojnë në shpërbërje dhe luftë në atë vend ndërsa ai u përgjigj se Republika Srpska do ta mbrojë veten nga të gjithë.

Një shkëmbim i ri fjalësh të ashpra pasoi pasi Dodik njoftoi se të hënën do të organizonte nënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga partitë e përfaqësuara në parlamentin e Republika Srpska, e cila kundërshton të drejtën e pronësisë së BH si shtet. Dodik këmbëngul se të gjitha pronat e paluajtshme në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës që ajo trashëgoi si pronë shtetërore ose shoqërore janë në fakt pronë e Republikës Srpska. Në këtë mënyrë, ai kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ndaloi njësitë të disponojnë ato prona derisa statusi i tyre të rregullohet me një ligj të miratuar nga Parlamenti i Bosnjës. Dodik tani po u bën thirrje partive nga Republika Serbe që të radikalizohen, domethënë, në rast të miratimit të ligjit shtetëror për pronën, të gjithë serbët e punësuar Bosnje duhet të tërhiqen nga ato institucione, dhe që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet ta bëjnë këtë më së pari. Ai kërcënon edhe me vendosjen e kontrolleve të lëvizjes në kufi.

 

Tags