Zgjedhjet e 14 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143168-zgjedhjet_e_14_majit_osbe_odihr_publikon_raportin_e_ndërmjetëm
Kur na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, misioni i ODIHR për ka publikuar një raport të ndërmjetëm për këtë proces zgjedhor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 29, 2023 08:24 Europe/Tirane
  • Zgjedhjet e 14 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm

Kur na ndajnë vetëm dy javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, misioni i ODIHR për ka publikuar një raport të ndërmjetëm për këtë proces zgjedhor.

Në raport theksohet se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha. Raporti nënvizon se fushata zgjedhore deri me tani nuk ka qenë e bujshme ndërsa evidenton eksplozivin e vendosur në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. “Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka patur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie. Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik. Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”- thuhet më tej. OSBE-ODIHR thotë se partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën dhe ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë.