KLSH: 5 humbje, 4 fitore, 388.5 mln euro dëm
(last modified Sun, 30 Apr 2023 05:06:28 GMT )
Prill 30, 2023 07:06 Europe/Tirane
  • KLSH: 5 humbje, 4 fitore, 388.5 mln euro dëm

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.

Thënë ndryshe, rruga për të shkuar te dëmi i vërtetë monetar, pagesa e tij apo informacioni që lidhet drejtpërdrejt me qytetarin, është gati e pamundur. Faturat me vlerë 500 apo 600 mln euro janë vetëm ekzagjerime që dalin nga shumatorja e parave që kompanitë e huaja pretendojnë t’i marrin qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, edhe deklarimet se Shqipëria nuk i detyrohet asnjë lekë Bechetit dhe të tjerëve si ai, janë po aq të ekzagjeruara. Por, në mesin e deklaratave dhe përpjekjeve për manipulmin e masave, shfaqet një faturë e majme në fundin e rreshtave të një raporti që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë tek Avokati i Shtetit. “Janë dhënë vendime për 9 çështje. Për 5 prej tyre vendimi ka rezultuar në disfavor të shtetit shqiptar me një detyrim financiar 388.5 milionë euro”- thuhet në njoftimin e Kontrollit të Lartë i Shtetit. “Në ditët e sotme publiku ka nevojë të informohet dhe njëkohësisht qeveria duhet të japë llogari në parlament dhe mendoj se këtu e kemi humbur davanë, sepse na mungon organi kontrollues i qeverisë që është parlamenti dhe ky është defekti më i madh i gjithë ndërtimit institucional të shtetit shqiptar dhe në këto kushte edhe vetë pajtimi i kompanive të konsulencës për të mbështetur arbitrazhet  e shtetit, në vend që të fuqizohet, lë të dyshosh për favore që u bëhen individëve apo kompanive të huaja, dhe indirekt përdoren si kompensim për lobistë për konsulentë e të tjera si këto”-u shpreh Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv i qendrës për kërkime ekonomike.

Tags