“Gërvalla shmangu incidentin në OKB”, Kocaqi: Ambasadori rus presion për shqipen
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143236-gërvalla_shmangu_incidentin_në_okb_kocaqi_ambasadori_rus_presion_për_shqipen
Historiania Elena Kocaqi ishte e ftuar këtë të diel në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes aspak të këndshme e ndodhur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku ministres së Jashtme të Kosovës iu kërkua të mos fliste shqip.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2023 15:07 Europe/Tirane
  • “Gërvalla shmangu incidentin në OKB”, Kocaqi: Ambasadori rus presion për shqipen

Historiania Elena Kocaqi ishte e ftuar këtë të diel në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes aspak të këndshme e ndodhur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku ministres së Jashtme të Kosovës iu kërkua të mos fliste shqip.

“Është një shkelje e ligjit ndërkombëtarë nga ana e palës ruse, e cila ka detyruar ministren e jashtme të Kosovës të flasë në anglisht. Edhe ministrja nuk duhej të kishte pranuar, duhet të vazhdonte të fliste shqip”, – tha Kocaqi. Ajo shtoi se gjithsesi ministrja u mundua të shmangte incidentet e të mos e çonte vëmendjen në gjëra që nuk ishin arsyeja e pjesëmarrjes së saj në Këshill, por ky ka qenë një mesazh i Rusisë. “Ky ishte një mesazh që i drejtohej Kosovës, për arsyen sepse Rusia mban anën e Serbisë dhe për të denigruar institucionet legjitime të Kosovës dhe për ta ulur ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, se meqë Rusia dhe Serbia nuk e njohin, ndaj do sillen në atë formë. Megjithatë, mendoj se ministrja e Jashtme është munduar të shmangë çdo lloj përplasjeje me qëllim që të arrinte ku donte vizita e saj e të mos e merrte kjo vëmendjen”, u shpreh Kocaqi.