Ben Meir: Greqia bëri një hap të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143474-ben_meir_greqia_bëri_një_hap_të_rëndësishëm_drejt_njohjes_së_kosovës
Njohësi i zhvillime politike në Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se abstenimi i Greqisë në Këshillin e Evropës (KiE), mund të jetë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 05, 2023 16:04 Europe/Tirane
  • Ben Meir: Greqia bëri një hap të rëndësishëm drejt njohjes së Kosovës

Njohësi i zhvillime politike në Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka thënë se abstenimi i Greqisë në Këshillin e Evropës (KiE), mund të jetë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“Kurti duhet të bëjë gjithçka që mundet për të bashkëpunuar në çdo nivel me Greqinë si dhe me katër shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që do të ndihmonte në lehtësimin e njohjes përfundimtare të këtij vendi”, ka shkruar ai.

Ai thotë se përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës. “Përkrahja e Greqisë për anëtarësimin e Kosovës në Kie është sigurisht një hap i rëndësishëm përpara drejt njohjes eventuale të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, se kur mund të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë”, shkroi eksperti amerikan.

RTKlive