Disa shqiptarë nga Kosova ndezin qirinj për Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143498-disa_shqiptarë_nga_kosova_ndezin_qirinj_për_serbinë
Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë ndezur qirinj në nderim të viktimave të vrara në Beograd nga nxënësi 13-vjeçar dy ditë më parë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 06, 2023 10:19 Europe/Tirane
  • Disa shqiptarë nga Kosova ndezin qirinj për Serbinë

Në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë ndezur qirinj në nderim të viktimave të vrara në Beograd nga nxënësi 13-vjeçar dy ditë më parë.

Homazhet u bënë në hapje të Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, ndërsa atyre iu bashkua dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, si edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Mirëpo, një veprim i tillë ka shkaktuar reagime të ndryshme ne Kosove, teksa mjaft persona publikë në rrjetet e tyre sociale kanë përmendur luftën mes dy vendeve dhe fëmijët që janë vrarë nga serbët përgjatë saj. Një masakër ndodhur 2 ditë më parë në Beograd ku 8 nxënës dhe një roje mbetën të vrarë në një shkollë fillore, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një 14-vjeçar.