May 08, 2023 17:30 Europe/Tirane
  • Kryediplomati kroat sot në vizitë zyrtare në Kosovë

Sot në Kosovë, për vizitë zyrtare, vjen ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Gerlic Radman.

Ardhja e ministrit korat është paralajmëruar për sot në orën 22:45 minuta. 

Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës së Kosovës, njoftoi se ministrja Donika Gërvalla-Schëarz, mirëpret në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, homologun e saj kroat.

Ndërsa nesër (e martë) të dy ministrat  do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë, ku në orën 09:25, edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

RTKlive

Tags