Rikthehen tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, RMV refuzon diplomatët bullgarë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143706-rikthehen_tensionet_mes_shkupit_dhe_sofjes_rmv_refuzon_diplomatët_bullgarë
Andrey Kovatçev, një eurodeputet bullgar nga partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov dhe tre personave që e shoqëronin, iu refuzua hyrja në Maqedoninë e Veriut gjatë fundjavës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 09, 2023 19:21 Europe/Tirane
  • Rikthehen tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, RMV refuzon diplomatët bullgarë

Andrey Kovatçev, një eurodeputet bullgar nga partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov dhe tre personave që e shoqëronin, iu refuzua hyrja në Maqedoninë e Veriut gjatë fundjavës.

Policia maqedonase tha se personat që udhëtonin për të marrë pjesë në shërbimin  përkujtimor të varrezave ushtarake bullgare nuk i plotësonin kushtet për të hyrë. Ministria e Jashtme e Bullgarisë u shpreh se ishte e zhgënjyer nga vendimi i Shkupit. ‘Bullgaria zyrtarisht do ta ngrejë çështjen me autoritetet në Maqedoninë e Veriut dhe me partnerët ndërkombëtarë’, tha Ministria e Jashtme bullgare. Kovatçev tha gjithashtu se kishte informuar Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola dhe Komisionerin e Zgjerimit të BE-së Olivér Várhelyi për këtë çështje i cili ka reaguar në një postim në rrjetin social Twitter. ‘Ne dënojmë refuzimin e hyrjes së eurodeputetit në Maqedoninë e Veriut. I bëjmë thirrje qeverisë së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të sqarojë situatën. Refuzimi i hyrjes së një deputeti të Parlamentit Evropian është një vendim shumë serioz” shkroi komisioneri.