KQZ nxjerr rezultatin zyrtar të zgjedhjeve
(last modified Wed, 17 May 2023 06:17:30 GMT )
May 17, 2023 08:17 Europe/Tirane
  • KQZ nxjerr rezultatin zyrtar të zgjedhjeve

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka lexuar në një deklaratë për mediat emrat e kryebashkiakëve të rinj të Republikës së Shqipërisë.

 Në total Partia Socialiste e Shqipërisë ka fituar 53 mandate për kryetar të këshillit në 61. Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Europiane të Shqipërisë ka marrë 1 mandat dhe koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 7 mandate.  Kryekomisioneri  ka bërë me dije se gjithsej kanë votuar 1.395.360 qytetarë, nga 3.650.658 zgjedhës në total. Kjo nënkupton që pjesëmarrja zyrtare në zgjedhje ishte 38.22 përqind. Ndërkohë Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi për herë të parë rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” humbi si asnjëherë gjatë 32 viteve të fundit.  Berisha tha se në Shkodër janë hedhur dhjetëra milionë euro, si dhe qytetarët votuan nën rrethimin e bandave të lidhura me qeverinë.  Pyetjes së gazetarëve nëse do të japë dorëheqjen, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej duke thënsë se kurrë “ai nuk dorëzohet përpara krimit”. “Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tani, por dhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14 ose 16 pikë përpara. Nëse t’i, apo ndonjë tjetër mendon se Sali Berisha tërhiqet përpara krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë, unë nuk tërhiqem përpara bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua nën rrethim nga banditët e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën dhjetëra milionë euro. Jam i bindur se qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë pushtetin e krimit”, tha Berisha.

Tags