“Tërmet politik” në Greqi, flet Mitsotakis: Qytetarët duan një qeveri të pavarur!
(last modified Mon, 22 May 2023 05:58:36 GMT )
May 22, 2023 07:58 Europe/Tirane
  • “Tërmet politik” në Greqi, flet Mitsotakis: Qytetarët duan një qeveri të pavarur!

Fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare merr përmasa historike, pasi sipas vlerësimit të parë zyrtar të rezultatit kalon në 41% kundrejt 20% të SYRIZA-s.

Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një deklaratë për mediat pas daljes së rezultateve të para, ku është shprehur se qytetarët treguan se duan një qeverisje të pavarur dhe të fuqishme. Një ‘tërmet politik’ e ka cilësuar Mitsotakis fitoren në këto zgjedhje. “Demokracia e Re ka miratimin e qytetarëve për të qeverisur në mënyrë të pavarur dhe të fuqishme”, tha ai.

Tags