Britania, Franca, Amerika, Italia dhe Gjermania kërkuan uljen e tensionit në Kosovë
(last modified Sat, 27 May 2023 06:06:36 GMT )
May 27, 2023 08:06 Europe/Tirane
  • Britania, Franca, Amerika, Italia dhe Gjermania kërkuan uljen e tensionit në Kosovë

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të “tërhiqen menjëherë” nga veprimet në veri të Kosovës.

QUINT-i shprehet se dënojnë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse. “Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in. Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan. Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagimin e QUINT-it. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rendë në atë pjesë të vendit. Këto Vuçiç i ka thënë gjatë një mitingu në Beograd, duke bërë të ditur se pasi të mbarojë ky tubim do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. “Sot, sikur qëllimisht e priten ditën kur një numër i konsiderueshëm burrash nga veriu i Kosovës do të vinin në Beograd, për të sulmuar ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçana dhe Lepossaviq, dhe përfaqësuesit e Quintës ndaj gjithë kësaj heshtën, tani e dënojnë, pasi ju lejua shqiptarëve të mbarojnë punën e tyre, nuk kemi pasur një krizë më të vështirë dhe më të madhe, sapo të përfundojë ky takim madhështor, do të kemi një takim për sigurinë kombëtare dhe do të flasim për atë se çfarë do të bëhet me Kosovën, dhe kam frikë,  kam frikë nga shumë të këqija sepse e di me kë kemi të bëjmë. Dhe për këtë dhe për shkak të gjithçkaje që na ndodhi, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, ka thënë ai. Ndwrsa Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Millosh Vuçeviç ka thënë se Situata në veri është dramatike, teksa konfirmoi se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë “urdhrin” për gatishmëri të lartë ushtarake dhe nisje të forcave drejt kufirit me Kosovën. “Para disa minutash, presidenti Aleksandër Vuçiç ka lëshuar urdhrin për ngritjen në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake. Ushtria ka nisur aktivitetet e saj, ndërsa ajo çfarë po bën Kurti po na çon në vijat tona të kuqe, kjo më nuk është thjesht një lojë, kjo kërcënon sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në ato zona”, ka thënë ministri serb. “Do të zbatojmë urdhrin e Komandantit Suprem dhe të bëjmë atë çfarë pritet prej ushtrisë serbe. Serbëve u them të jenë të qetë, të mos bien pre e provokimeve, në ndonjë skenar që do të mund t’i portretizonte si kriminelë. Ka terror të vazhdueshëm ndaj komunitetit serb. Është e rëndësishme të jemi të qetë, dhe të mbrojmë të drejtat dhe liritë tona”, ka thënë ai.

Tags