NATO i kërkon Kosovës të shtensionojë situatën në veri
(last modified Sat, 27 May 2023 13:30:20 GMT )
May 27, 2023 15:30 Europe/Tirane
  • NATO i kërkon Kosovës të shtensionojë situatën në veri

Aleanca ushtarake e NATO-s u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të “shtensionojnë menjëherë situatën” në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.

Oana Lungescu, zëdhënës e NATO-s, në një postim në Twitter, ka shkruar se misioni i NATO-s dhe  KFOR-it, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Për situatën e tensionuar në veri të vendit, dje, ka reaguar edhe KFOR-i, SHBA-ja, BE-ja, të cilët dënuan sulmet dhe kërkuan ndërprerjen e "masave të dhunshme". 

Tags