Marsh për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës
Qershor 01, 2023 14:01 Europe/Tirane
Për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë po vazhdohet të kërkohet drejtësi.
Në Prishtinë u mbajt marshi për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, organizuar me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve.
“Mos-harresa në shërbim të kujtesës historike” dhe “1 mije e 432 fëmijë shqiptarë viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë”, ishin pankartat e pjesëmarrësve në marsh.
Institucionet nuk kanë bërë asgjë, madje as një obelisk simbolik nuk u ndërtua për ta.
RTK
Tags