Kurti: Serbia kreu agresion ndaj Kosovës, synon eskalimin e situatës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i145408-kurti_serbia_kreu_agresion_ndaj_kosovës_synon_eskalimin_e_situatës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kufitare të Kosovës, nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Serbisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 14, 2023 19:43 Europe/Tirane
  • Kurti: Serbia kreu agresion ndaj Kosovës, synon eskalimin e situatës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kufitare të Kosovës, nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Serbisë.

Kidnapimi i tyre është bërë në thellësi të territorit të Kosovës. Kryeministri Kurti deklaroi se tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq - Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”, shkruan në reagimin e tij kryeministri i Republikës.

“Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit”.

Kryeministri deklaron se hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”.

RTKlive