Qershor 23, 2023 11:41 Europe/Tirane
  • Hungaria bëri thirrje për anëtarësimin e shpejtë të Bosnjës në Bashkimin Evropian

Në një deklaratë, kryeministri hungarez Viktor Orban bëri thirrje për anëtarësimin e shpejtë të Bosnjës dhe vendeve të tjera të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe tha: Ato mund t'i japin energji dhe dinamizëm të ri këtij bashkimi përballë problemeve aktuale.

Sipas Reuters, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bosnje gjatë një konference për shtyp, kryeministri i Hungarisë tha: Ne jemi në favor të anëtarësimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Hungarisë theksoi: Për ne hungarezët, Ballkani nuk është problem, por rezerva e fundit e burimeve evropiane. Orban tha: "Budapesti është kundër politikave të bazuara në sanksione (kundër Rusisë) dhe Bashkimi Evropian duhet t'i drejtojë në Ballkan fondet e destinuara për Ukrainën ".  Kryeministri i Hungarisë ka mbështetur prej kohësh pranimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo do të reduktonte kërcënimet ndaj stabilitetit, do të nxiste rritjen ekonomike evropiane dhe do të ndihmonte Serbinë të frenonte fluksin e emigracionit të paligjshëm nga territori i saj drejt Bashkimit Evropian. Sipas Reuters, Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE. Ndërkohë, dhjetorin e kaluar, Bosnja kaloi në fazën e "kandidaturës" të procesit të anëtarësimit në BE. Megjithatë, pranimi në BE ka të ngjarë të marrë vite për të gjitha këto vende ndërsa punojnë për t'u kualifikuar. Ata duhet të bëjnë përparim të madh në përmbushjen e standardeve të demokracisë , sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike.

Tags