Prodhimet bujqësore në 2022 shënuan rritje krahasuar me 2021
(last modified Sat, 24 Jun 2023 18:51:06 GMT )
Qershor 24, 2023 20:51 Europe/Tirane
  • Prodhimet bujqësore në 2022 shënuan rritje krahasuar me 2021

Prodhimet bujqësore gjatë vitit 2022 kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me 12 muajt e mëparshëm.

Sa i përket drithërave sasia e realizuar ka prehur shifrën e 690.854 tonëve thuajse në të njëjtin nivel të mëparshëm. Qarku i fierit ka shënuar shifrat më të larta të të korrave me 171 mijë tonë, e më tej Elbasani e Korça. Por këta të fundit vazhdojnë të mbajnë rekordin e patates. Në të gjithë vendin  u grumbulluan 262.673 tonë nga të cilat 65 mijë në Korçë. Vetëm fasulja duket se ka shënuar rënie nga bishtajoret me 3 për qind por edhe bimët industriale me 10 për qind. Qarku i fierit mban rekordin dhe për perimet. Në të gjithë vendin në sera por edhe në fushë të hapur janë vjelë 1.358 mijë tonë  ku rreth gjysma i përket Myzeqesë. Nga këto janë 35 për qind domate, e më tej kastraveci e shumë më pak speci. Por interesant është fakti se në sera realizohet 23 për qind e prodhimit, ndërsa Berati zë vendin e parë në këtë teknologji me rreth 90 për qind të prodhimit që ka në këtë sektor. Sa i përket frutorëve prodhimi ka shkuar në rreth 295 mijë tonë. Pas patates Korça merr edhe medaljen për vendin e parë në mollë. Interesant është fakti se në vend të dytë për numri e pemëve dhe të prodhimit e zë kumbulla e më pas qershia e pjeshkët. Kultivimi i shegëve ka njohur rritje me 45 %. Në grupin Arra dhe gështenja sërish është Dibra në vend të parë. Vitin e shkuar u grumbulluan 157.710 tonë ullinj ku sërish është Fieri në vend të parë. Instat veçon se Prodhimi i ullirit në berat njohu rritje me 186,68 %. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorë ku 64 për qind janë mandarina.

Tags