U shkarkua si Ministër i Brendshëm, reagon Bledi Çuçi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i146352-u_shkarkua_si_ministër_i_brendshëm_reagon_bledi_Çuçi
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra që kryeministri Rama njoftoi për të mbrëmjen e kësaj të shtune. Përmes një postimi në facebook, Çuçi falenderon shefin e qeverisë për besimin e dhënë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 09, 2023 09:47 Europe/Tirane
  • U shkarkua si Ministër i Brendshëm, reagon Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra që kryeministri Rama njoftoi për të mbrëmjen e kësaj të shtune. Përmes një postimi në facebook, Çuçi falenderon shefin e qeverisë për besimin e dhënë.

Ai shton se prej ditës së parë që ka qenë në atë detyrë e ka ushtruar me përgjegjshmëri dhe integritetin më të madh. Në reagimin e tij Çuçi i uron suksese dhe ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla. “Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm. Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues. Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit”, shkruan Çuçi në facebook.