Rritet numri i vizitorëve në Kosovë gjatë muajit qershor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i147072-rritet_numri_i_vizitorëve_në_kosovë_gjatë_muajit_qershor
Gjatë muajit qershor të këtij viti, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës është rritur prej 29 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 31, 2023 09:12 Europe/Tirane
  • Rritet numri i vizitorëve në Kosovë gjatë muajit qershor

Gjatë muajit qershor të këtij viti, numri i përgjithshëm i vizitorëve në Republikën e Kosovës është rritur prej 29 për qind, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, nga numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98 për qind ishin të jashtëm, kurse 39.02 për qind ishin vendorë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat në fushën e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 për qind rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022. “Në total ishin 29,317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj. Vizitat janë evidentuar nga qëndrimet në hotelet e Republikës së Kosovës, kurse vizitat ditore nuk hyjnë në këtë evidencë, e që nëse llogariten përqindja do të ishte shumë më e lartë. Kosova po bëhet gjithnjë e më atraktive për turistët”, thuhet në njoftimin e MINT.