Fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i148000-fushatë_agresive_e_serbisë_kundër_kosovës
Fushata propaganduese kundër Kosovës nga ana e Serbisë vazhdon në çdo vend ku Serbisë i jepet mundësia.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 27, 2023 20:11 Europe/Tirane
  • Fushatë agresive e Serbisë kundër Kosovës

Fushata propaganduese kundër Kosovës nga ana e Serbisë vazhdon në çdo vend ku Serbisë i jepet mundësia.

Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian po kritikohet për mosveprim për pengimin e Serbisë teksa nuk po respektohen marrëveshjet e dizajnuara nga vetë Bashkimi Evropian. Serbia dhe zyrtarët e lartë të këtij shteti vazhdojnë me diskursin e njëjtë kërcënues e propagandues ndaj Kosovës. Pas darkës joformale të thirrur nga kryeministri grek në Athinë ditë më parë , ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Greqia dhe Ukraina nuk duhet ta njohin Kosovën. Një sinjal tjetër në kuadër të kësaj darke ishte edhe takimi i presidentit të Serbisë, Vuçiq, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shtet ky i cili kohën e fundit po flitet se ka gjasë ta njohë Kosovën. Eurodeputetja Viola von Cramon tha se takimi i Vuçiqit dhe Zelenskyt, mund të jetë zhvilluar për një marrëveshje mbi armët në këmbim që Ukraina të mos e njoh pavarësinë e Kosovës. Në lidhje me këtë, ministrja për Punë të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se Serbia vazhdon me avazin e vjetër të lobimit kundër Kosovës, në çdo hapësirë që i jepet. “Ne e dimë se sa agresive është fushata e Serbisë dhe Rusisë për të penguar njohje të reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës me shtete të ndryshme, prandaj ne asnjë prej shteteve me të cilat bisedojmë nuk e vejmë publikisht para sfidave të tilla…”, ka thënë Donika Gërvalla.