Ndryshimet kushtetuese në RMV, VMRO s’ndryshon qëndrim edhe pas takimit me Eskobar
(last modified Mon, 28 Aug 2023 10:04:48 GMT )
Gusht 28, 2023 12:04 Europe/Tirane
  • Ndryshimet kushtetuese në RMV, VMRO s’ndryshon qëndrim edhe pas takimit me Eskobar

Asgjë të re nuk solli takimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me zyrtarin amerikan Gabriel Escobar.

Në njoftimin e VMRO-së thuhet se Mickoski përsëriti pikëpamjet e njohura të partisë për ndryshimet kushtetuese. Në të njëjtën kohë, sipas deklaratës, Mickoski përsëriti në ambasadë se angazhimi dhe përkushtimi thelbësor i partisë janë vlerat euro-atlantike. Partia opozitare theksoi se e vetmja zgjidhje për dalje nga situata janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata shtuan se qeveria aktuale po e largon vendin nga Bashkimi Evropian, sepse duke folur për integrimin, po kryen krim dhe korrupsion. Mickoski përsëriti të shtunën se do të ulet në një tryezë të përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski vetëm për të biseduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas Mickoskit, të gjitha temat e tjera të bisedës janë shteruar dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç zgjedhjeve këtë vjeshtë, dhe madje edhe pa qeverinë teknike të Përzhinos.

Tags