Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën
(last modified Thu, 05 Oct 2023 18:47:26 GMT )
Tetor 05, 2023 20:47 Europe/Tirane
  • Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka thënë se platforma e Komunitetit Politik Evropian duhet të ketë rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë. Michel duke folur në Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë në to, por sipas tij ato janë një sfidë për rajonin dhe më gjerë. Ai tha se është përgjegjësi e BE-së për të garantuar paqe, siguri dhe mirëqenie. Në këtë samit, ka marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se nuk ka arsye për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq para se të vendosen sanksione, pas agresionit të Serbisë në veri të Kosovës. Pak para nisjes së një mbledhjeje në Granadë të Spanjës, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, Osmani theksoi se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

 

Tags