Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën
(last modified Fri, 06 Oct 2023 06:57:27 GMT )
Tetor 06, 2023 08:57 Europe/Tirane
  • Michel: Situata mes Kosovës e Serbisë është problem për rajonin dhe Evropën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se konfliktet si ai mes Kosovës e Serbisë janë problem për rajonin dhe më gjerë.

Duke folur nga Grenada ku po mbahet samiti i Komunitetit Politik Evropian, Michel theksoi se konfliktet nuk janë problem vetëm për ata që janë drejtpërdrejtë të përfshirë në to, por sipas tij ato janë një sfidë për rajonin dhe më gjerë. Ai tha se është përgjegjësi e BE-së për të garantuar paqe, siguri dhe mirëqenie. “Besoj se kjo platformë e Komunitetit Politik mund të luajë dhe duhet të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e konflikteve dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e tyre, veçanërisht… dhe midis Serbisë dhe Kosovës, sepse konfliktet nuk janë vetëm problem për ata që janë drejtpërdrejt të përfshirë, ato janë një problem për rajonin dhe për kontinentet tona. Ne duhet ta përdorim këtë platformë unike për të ndërtuar më shumë besim, më shumë besim mes nesh, më shumë paqe, më shumë stabilitet, më shumë parashikueshmëri”, theksoi ai.

Tags