Formimi i kabinetit emergjent; Pranim i dobësisë së kabinetit të Netanjahut
Pesë ditë pas operacionit të papritur Stuhia Al-Aksa, Beniamin Netanjahu u detyrua të pranonte formimin e një kabineti emergjent.
Operacioni Stuhia Al-Aksa, i cili u krye të shtunën e kaluar (7 tetor) nga luftëtarët brigadës Ezzeddin al-Qassam krahut ushtarak të lëvizjes Hamas, ishte dështimi më i madh ushtarak dhe inteligjent i regjimit sionist në 75 vitet e ekzistencës së tij. Ky operacion ka vrarë më shumë se 1,300 njerëz dhe ka plagosur 2,000 të tjerë dhe shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje shumë të rëndë, ndërkohë që shumë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Regjimi sionist, i zënë në befasi përballë këtij sulmi të madh, nisi një sulm të gjithanshëm kundër Rripit të Gazës. Stuhia Al-Aksa do të ketë pasoja të rëndësishme në skenën politike të territoreve të pushtuara. Një nga pasojat që ka ndodhur 5 ditë pas këtij operacioni është edhe formimi i kabinetit të emergjencës. Zëdhënësi i qeverisë sioniste dje njoftoi formimin e një kabineti emergjent për të menaxhuar luftën me Gazën nga Benny Gantz, ish-ministri i luftës dhe kreu i partisë së Kampit Kombëtar dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i këtij regjimi. Zëdhënësi i kabinetit të regjimit sionist njoftoi: Është formuar një kabinet emergjent që do të menaxhojë luftën kundër Hamasit. Ndër klauzolat e marrëveshjes mes Beniamin Netanjahu dhe Benny Gantz për formimin e kabinetit të emergjencës është se asnjë diskutim për planin e reformës gjyqësore të Netanjahut nuk do të zhvillohet në Knesset derisa lufta të vazhdojë. Sipas këtyre marrëveshjeve, kabineti i emergjencës do të vazhdojë të punojë deri në fund të luftës. Kjo marrëveshje u arrit ndërkohë që në 11 muajt e fundit kishte mosmarrëveshje të forta midis Netanjahut dhe kundërshtarëve të tij, përfshirë Benny Gantz dhe për këtë u zhvilluan demonstrata javore kundër planit të reformës në drejtësi. Marrëveshja për formimin e kabinetit të emergjencës përmban disa pika të rëndësishme. Pika e parë është se; Kabineti i Beniamin Netanjahut nuk ishte në gjendje të përballonte situatën dhe i dha dorën rivalit të tij. Në fakt, Netanjahu e ka pranuar dobësinë e kabinetit të tij dhe është detyruar të tërhiqet përballë opozitës. Pika e dytë është se; Formimi i kabinetit të emergjencës nuk nënkupton fundin e tensioneve të rënda politike në territoret e pushtuara. Ideja për formimin e një kabineti emergjent u propozua fillimisht nga Yair Lapid, lideri i opozitës së Knesset-it, por ai vetë nuk është në këtë kabinet. Lapid kishte kërkuar përjashtimin e partive të ekstremit të djathtë nga kabineti, por Benny Gantz, pavarësisht kërkesave të Lapid, teksa mori pjesë në një konferencë të përbashkët shtypi me Netanjahun dhe Galant, ministrin e Luftës, njoftoi pjesëmarrjen e tij në kabinetin e emergjencës. Një tjetër pikë është se përgjegjësia e Gantz-it në përbërjen e kabinetit të emergjencës nuk është përcaktuar ende dhe e vetmja gjë që është specifikuar në këtë drejtim është formimi i një "kabineti lufte" me praninë e Netanjahut, Gantz dhe ministrit të luftës së regjimit sionist. Prandaj, disa vëzhgues besojnë se hyrja e Gantz në kabinet është vetëm një masë simbolike me synimin për të eliminuar hendekun dhe ndasinë midis politikanëve dhe komandantëve të lartë të ushtrisë izraelite. Edhe ky veprim është një pranim i disfatës së rëndë të regjimit sionist kundrejt Hamasit. Pika e fundit është se formimi i një kabineti emergjent nuk do të thotë dobësim i mundësisë së shembjes së kabinetit të Netanjahut pas përfundimit të luftës aktuale, por se mundësia e kolapsit të kabinetit është ende në një nivel të lartë.