Populli i Ballkanit Perëndimor proteston kundër gjenocidit sionist në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i151376-populli_i_ballkanit_perëndimor_proteston_kundër_gjenocidit_sionist_në_palestinë
Mijëra njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor demonstruan në mbështetje të Palestinës dhe kërkuan fundin e gjenocidit ndaj palestinezëve nga regjimi sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 13, 2023 08:35 Europe/Tirane
  • Populli i Ballkanit Perëndimor proteston kundër gjenocidit sionist në Palestinë

Mijëra njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor demonstruan në mbështetje të Palestinës dhe kërkuan fundin e gjenocidit ndaj palestinezëve nga regjimi sionist.

Sipas IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Anatolia, kjo demonstratë u mbajt të dielën në kryeqytetet e Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës. Në demonstratë protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe brohoritnin: Palestina e lirë. Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Republikës në Beograd, kryeqyteti i Serbisë, duke valëvitur flamujt serbë dhe palestinezë dhe duke mbajtur pankarta që shkruanin: Liri Palestina, jepni fund gjenocidit në Palestinë. Protestuesit në Podgoricë, kryeqyteti i Malit të Zi, ndërsa mbanin pankarta në duar u mblodhën para ndërtesave qeveritare dhe brohoritën "Palestina e lirë", “Nuk ka nevojë të jesh mysliman për të qenë me Palestinën, thjesht bëhu njeri”. Mijëra të tjerë protestuan në sheshin historik Bascharija në kryeqytetin boshnjak të Sarajevës, me pankarta që shkruanin: Srebrenica dje, Gaza sot. Ata gjithashtu kënduan: Liri Palestina, jepni fund gjenocidit.