Trupat e Gardës Kombëtare Amerikane dërgohen në Kosovë
(last modified Fri, 29 Dec 2023 07:39:34 GMT )
Dhjetor 29, 2023 08:39 Europe/Tirane
  • Trupat e Gardës Kombëtare Amerikane dërgohen në Kosovë

33 ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të premten, do të zbarkojnë në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Ushtarakët amerikanë do të qëndrojnë në Kosovë për nëntë muaj rresht. Misioni i tyre primar do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, mbështetja e furnizimit me karburant dhe mirëmbajtja e forcave të sigurisë së SHBA-ve në kuadër të KFOR-it. Ushtarakët amerikanë do të nisen për në Kosovë, pas një ceremonie. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, po vazhdon të patrullojë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me baza ditore. Aktualisht patrulla e ushtarëve italianë në kuadër të KFOR-it po patrullojnë përgjatë kufirit afër komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut në Veri të Kosovës. Serbët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së rajonit verior të Kosovës, ende nuk e pranojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia dhe e konsiderojnë Beogradin si kryeqytetin e tyre më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës në 1999. Shqiptarët përbëjnë më shumë se 90% të popullsisë së Kosovës. Në maj dhe shtator të këtij viti, përleshjet në veri të Kosovës shkaktuan tensione të gjera në rajon. Në maj, protestuesit serbë kundërshtuan vendosjen e kryebashkiakëve me origjinë shqiptare në qytetet e banuara nga serbët dhe u përleshën me forcat e sigurisë. Në këto përleshje u plagosën më shumë se 50 protestues serbë dhe të paktën 30 paqeruajtës të NATO-s. Pas kësaj, NATO njoftoi se do të dërgonte edhe 700 trupa të tjera në Kosovë.

Tags