Prill 29, 2024 20:42 Europe/Tirane
  • Michel: Ballkani Perëndimor duhet të futet sa më parë në BE

Bashkimi Evropian duhet të pranojë anëtarë të rinj nga krahu i tij lindor dhe Ballkani Perëndimor, ndryshe do të përballet me një “Perde Hekuri”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, teksa blloku feston 20 vjet që nga zgjerimi i madh i vitit 2004, kur 10 vendeve iu garantua anëtarësimi.

“Zgjerimi është jetik për të ardhmen e BE-së sepse pa zgjerim rrezikojmë një “Perde të re Hekuri” dhe kjo do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, sidomos nëse kemi një fqinj ku mungon prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik. Këto janë interesa të përbashkëta të vendeve kandidate dhe BE duhet të bëjë progres në përshpejtimin e procesit. Jam besimplotë sepse e ndiej se liderët evropianë, ose shumica e tyre, janë të bindur se kjo është e rëndësishme për të ardhmen”, deklaroi Charles Michel.

Më herët, Michal ka deklaruar se BE duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj pas 2030-s. Por këtë javë ai tha se vendet që kanë bërë progres të mjaftueshëm mund të bashkohen me bllokun brenda kësaj dekade.

 

Tags