Republika Islamike e Iranit uron festën e Fiter Bajramit
-
Tiranë Fiter Bajrami
Radio shqiptare e radiotelevizionit shtetëror të RII, uroi festën e Fiter Bajramit për të gjithë myslimanët në botë dhe në veçanti ata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Me këtë rast radio shqiptare uron pranimin e të gjitha lutjeve të myslimanëve në muajin e Bekuar të Ramazanit dhe uron lumturi, paqe, mirëqenie, dhe qetësi për të gjithë myslimanët anë e mbanë botës. Vlen të theksohet se me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot Fiter Bajramin. Ndërsa vijojnë punimet për Xhaminë e Madhe, ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit besimtarët shqiptarë janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të falur namazin. Për nder të kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Skënder Bruçaj, - duke e quajtur këtë festë si “Festën e shpërblimit, ditën e harmonisë shpirtërore, ditën e solidaritetit, ditën e afrimit me njëri-tjetrin" -uroi të gjithë shqiptarët, "Zoti në këto ditë të veçanta që ka një përkujdesje të veçantë për të gjithë besimtarët, të japë mirësi dhe begati shoqërisë sonë dhe popullit tonë”. Ai ka bërë thirrje që në Shqipëri të vijojë harmonia fetare ashtu siç është jetuar deri më sot. “Të jetojmë siç po jetojmë në vëllazëri dhe në harmoni, me besimtarët e komuniteteve të tjera. Duke respektuar njeriun, unitetin njerëzor, të ndryshmen. Zoti e begatoftë çdo shqiptarët dhe Shqipërinë”, uroi kreu i KMSH, Skënder Bruçaj.