Presidenti Nishani dekreton ministrin e ri të Transporteve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i27022-presidenti_nishani_dekreton_ministrin_e_ri_të_transporteve
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar të mërkurën, shkarkimin nga posti i Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, të Edmond Haxhinastos dhe ka pranuar propozimin e ardhur nga Kryeministri, për të emëruar në këtë post, Sokol Dervishajn.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2016 15:43 Europe/Tirane
  • Presidenti Nishani dekreton ministrin e ri të Transporteve

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar të mërkurën, shkarkimin nga posti i Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, të Edmond Haxhinastos dhe ka pranuar propozimin e ardhur nga Kryeministri, për të emëruar në këtë post, Sokol Dervishajn.

Ky i fundit pritet të votohet gjatë seancës së nesërme parlamentare. Edmond Haxhinasto dha dorëheqjen nga posti i Ministrit te Transporteve më datë 2 shtator, ku siç tha ai, largohet për t’u fokusuar më shumë në strukturat e LSI-së.