Protesta kundër kursimit ekonomik në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i27463-protesta_kundër_kursimit_ekonomik_në_greqi
Me qindra persona kanë organizuar protesta kundër kursimit ekonomik në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 11, 2016 11:56 Europe/Tirane
  • Protesta kundër kursimit ekonomik në Greqi

Me qindra persona kanë organizuar protesta kundër kursimit ekonomik në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Sipas një njoftimi të kanalit Press Tv, me mijëra banorë të Selanikut janë ngritur në protesta kundër qeverisë greke dhe kundër masave të saj të kursimit ekonomike. Në këto protesta kanë marrë pjesë një numër i madh i zjarrfikësve dhe i forcave të policisë greke të cilët kanë protestuar kundër ndërprerjes së buxhetit për organet qeveritare. Protestat janë organizuar në Selanik dhe afër vendit ku mbajti fjalim kryeministri Tsipras. Nga ana e tij kryeministri ka dhënë premtime për përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe rritjen ekonomike të Greqisë. Tsipras tha se PBB në tre muajt e dytë të këtij viti në krahasim me tre muajt parë është shtuar me 0.2% dhe sipas parashikime rritja ekonomike e Greqisë në gjysmën e dytë të vitit do të jetë e kënaqshme. Vlen të theksohet se javën e ardhshme në Athinë do të shkojnë inspektorët ndërkombëtar për të analizuar gjendjen dhe dhënien e ndihmës financiare për Greqinë.