Unioni Demokratik Kroat HDZ fiton zgjedhjet në Kroaci
Shtator 12, 2016 07:44 Europe/Tirane
Partia konservatore, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) ka fituar 63 ulëse në parlamentin me 151 ulëse në zgjedhjet parlamentare të së dielës, kanë bërë me dije rezultatet preliminare.
Partia Social Demokrate (SDP) e kryeministrit në largim Zoran Milanoviq, doli e dyta me 52 ulëse, ka thënë komisioni shtetëror zgjedhor, raporton Reuters,. Partia “Most” (Ura) fitoi 17 ulëse, duke i dhënë rol të rëndësishëm në bisedimet për qeverinë e ardhshme. Rezultatet preliminare janë dhënë pas numërimit të 14 për qind të votave. Qytetarët kroat të dielën më 11 shtator për herë të dytë brenda më pak se një viti, dorën pranë kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Parlamentit të Kroacisë.
Tags