Rama fiton Dibrën: Do të mbaj të gjitha premtimet
Në deklaratën e parë të bërë pas shpalljes fitues në zgjedhjet e së dielës, Muharem Rama u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës.
Ai tha se kjo është një ditë e madhe për Dibrën e Dibranët, ndërsa puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor do të jetë infrastruktura. “Kjo është një ditë e madhe për Dibrën dhe këtë fitore ja kushtoj elektoratit. Do të jetë infrastruktura, që është në gjendje të mjerueshme”, deklaroi ai. Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës. Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se maxhoranca mori besimin e dibranëve. “Morëm besimin e elektoratit të Dibrës. Koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje”, deklaroi ai. Rezultati nuk është përfundimtar ende dhe janë për t’u numëruar edhe pak kuti, që nuk kanë ndikim në fitoren e kandidati të majtë për shkak të diferencës së madhe që ka ky i fundit me rivalin demokrat Sherefedin Shehu.