BE mirëpret marrëveshjen e tabelave, kërkon negociata për Asociacionin, Telekomin dhe Energjinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i27862-be_mirëpret_marrëveshjen_e_tabelave_kërkon_negociata_për_asociacionin_telekomin_dhe_energjinë
Bashkimi Europian ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për tabelat mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka bërë thirrje për nisjen e bisedimeve për Telekomin, Asociacionin e Komunave Serbe dhe energjinë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 15, 2016 03:04 Europe/Tirane
  • BE mirëpret marrëveshjen e tabelave, kërkon negociata për Asociacionin, Telekomin dhe Energjinë

Bashkimi Europian ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për tabelat mes Kosovës dhe Serbisë, derisa ka bërë thirrje për nisjen e bisedimeve për Telekomin, Asociacionin e Komunave Serbe dhe energjinë.

“Bashkimi Evropian mirëpret të arriturat e bisedimeve të sotme dhe këshillon palët që të vazhdojnë progresin në gjitha punët e mbetura, veçanërisht për Telekomin, Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe energjinë”, thuhet në njoftimin e Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit. “Sa i përket Telekomit, ka pasur bisedime dhe progres në elementet kyçe të implementimit. Palët janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet më 26 shtator në Bruksel nën mbikëqyrjen e BE-së”, thuhet në njoftim.