Goditet një cisternë nafte saudite nga ushtria e Jemenit
-
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Jahja Sari
Pars Today – Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit njoftoi goditjen e një cisternë nafte saudite në Detin e Kuq me raketë balistike.
Sipas njoftimit të Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve Tasnim, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, Jahja Sari, në një deklaratë të publikuar të mërkurën njoftoi se forcat e armatosura të këtij vendi, në kuadër të vendimit për bllokadën detare që ndalon lundrimin detar për Arabinë Saudite dhe për forcimin e ekuacionit «bllokadë përballë bllokadës», kanë goditur cisternën e naftës «Wafaa», në pronësi të Arabisë Saudite, në veri të Detit të Kuq dhe përballë zonës Jembu, me disa raketa balistike, të cilat, sipas tij, kanë goditur me saktësi objektivin me ndihmën e Zotit.
Në këtë deklaratë thuhet se që nga fillimi i bllokadës detare më 22 korrik, numri i cisternave saudite të goditura ka arritur në 8 dhe numri i anijeve që janë detyruar të tërhiqen ka arritur në 29.
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit deklaroi se operacionet ushtarake të tyre për goditjen e cisternave të Arabisë Saudite në veri të Detit të Kuq do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen, me qëllim mbylljen e të gjitha rrugëve detare për këtë vend.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)